KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj nga Brukseli: Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës
ahmetaj

Ahmetaj nga Brukseli: Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Me përmbylljen e dialogut mes dy vendeve, Serbia do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ka thënë ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj. Sipas saj, procesi i këtyre bisedimeve do të mbarojë me fund të lumtur për Kosovën. Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se është në interes të Kosovës që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhë të gjitha problemet me Serbinë dhe në fund të këtij procesi, ashtu siç parashihet me Kornizën Negociuese, të arrihet marrëveshja, që do të nënkuptonte njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Ahmetaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi i ka hapur rrugë Kosovës drejt nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, ky proces do të jetë parametër matës drejt proceseve të mëtejshme eurointegruese.