KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj optimist për ecurinë e ekonomisë
Ahmetaj optimist për ecurinë e ekonomisë

Ahmetaj optimist për ecurinë e ekonomisë

Ministri i financave Arben Ahmetaj është shprehur optimist për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në një takim me gazetarët të martën, zoti Ahmetaj tha se rritja ekonomike e 3-mujorit të parë është 2.96 përqind, rritja më e madhe ekonomike e shënuar në 5 vitet e fundit. Ministri i financave tha se janë rritur edhe të ardhurat për 8 mujorin e parë të 2016. Sipas tij të ardhurat nga cigaret kanë rritje 19 përqind, vera 14 përqind, pijet energjike 13 përqind dhe karburantet 3.2 përqind. I vetmi produkt që rezulton me ulje është birra. Zoti Ahmetaj tha se gjithshka ka ardhur nga këmbngulja e qeverisë për të bërë reformat e duhura. Ai vlerësoi reformat financiare, në pensione, sistemin energjitik dhe shprehu shpresën e se Reforma në Drejtësi do të sjelli ndryshime edhe më të mëdha.