KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: “ Pagat dhe pensionet rriten nga marsi 2017”

Ahmetaj: “ Pagat dhe pensionet rriten nga marsi 2017”

Në një dalje për mediat pas largimit të fondit monetar ndërkombëtar, ministri i financave Arben Ahmetaj sqaroi se rritja e pagave dhe pensioneve nis nga marsi i 2017. Ahmetaj hedh poshtë pretendimet e opozitës për një buxhet elektoral. Por FMN e la një porosi për qeverinë, atë të detyrimeve të prapambetura që janë krijuar rishtaz në vlerën e 1.4 mld lekëve.

Ministri tha se buxheti do të financoje edhe zgjerimin e listës së ilaçeve me rimbursim.

Një tjetër prioritet i qeverisë pritet të jetë edhe mbledhja e të ardhurave nga taksa e pasurisë, një tjetër kusht i vënë nga fondi monetar ndërkombëtar që pritet të rikthehet në Tiranë në janar.