KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj, Paketa e re fiskale lehtësim procedurash për biznesin
Ahmetaj, Paketa e re fiskale lehtësim procedurash për biznesin

Ahmetaj, Paketa e re fiskale lehtësim procedurash për biznesin

Lehtësim procedurash për biznesin dhe jo shtim taksash do të sjellë paketa e re fiskale. Kjo u deklarua nga ministri i financave Arben Ahmetaj i cili theksoi se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet lehtësimit të shumë procedurave administrative . Këto deklarata ministri Ahmetaj i dha pas përfundimit të komisionit të ekonomisë ku u miratua nen për nen ligji për menaxhimin buxhetor. Pikat kryesore të këtij ligji janë forcimi i disiplinës financiare nëpërmjet vendosjes së parimeve fiskale, miratim i buxhetit trevjeçar dhe kontrollit të angazhimeve shumëvjeçare.