KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj: Pronat risk i lartë për buxhetin
Ahmetaj: Pronat risk i lartë për buxhetin

Ahmetaj: Pronat risk i lartë për buxhetin

1 miliardë dollarë është shuma që rrezikon të dalë nga buxheti i shtetit për vendimet e pronave në gjykatën e strasburgut, në 2-3 vitet e ardhshme. Ndaj ministri i financave Arben Ahmetaj e sheh si zgjidhje ligjin e ri të pronave. konferencën vjetore të kontrollit të lartë të shtetit, për analizën e riskut, edhe kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj veçoi riskun 25 vjeçar të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës së pronës, është një ndër kërkesat kryesore të Bashkimit Europian për autoritetet shqiptare. Për këtë arsye qeveria miratoi së fundmi një ligj të ri, që shoqatat e pronarëve e paditen si antikushtetues dhe ai ka mbetur peng i vendimit të gjykatës përgjegjëse, asaj kushtetuese.