KRYEFAQJA » LAJME » AIDA dy studime në ndihmë të biznesit
Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

AIDA dy studime në ndihmë të biznesit

Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka filluar që në muajin prill dy studime fizibiliteti për agroturizmin dhe për industrinë e lëkurë-këpucës. Qëllimi i studimit të parë për agro-turizmin është evidentimi i fermave por edhe përcaktimi i zonave në të cilat mund të investohet për të zhvilluar një biznes në fushën e agro-turizmit.

Ndërsa për industrinë e lëkurë-këpucës agjensia me këtë studim synon rivitalizim e këtij sektori si një traditë e vjetër e vendit tone.

Të dy këto studime që cilat përfundojnë në korrik bëhen nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve me kërkesë të drejtpërdrejtë nga sipërmarrësit.