KRYEFAQJA » LAJME » AIDS, shqetësim për tendencën në rritje
Vala e epidemisë se gripi zbulon tre rastet e reja me HIV AIDS për 2017-ën. Rastet janë kapur në spitalin universitar "Shefqet Ndroqi" në Sauk dhe konfirmohen edhe nga ISHP. Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe në ISHP i tha RTSH se "Këta janë persona që i përkasin grupmoshës më aktive, 25-45 vjeç . Nuk është çudi, një person me hiv aids mund të preket nga sëmundje të tjera si çdo njeri. Por në këtë rast nuk bëhëj fjalë për grip. Këto ishin raste që kishin probleme të pneumonisë atipike" tha ajo. Viti që lamë pas u mbyll me 126 raste të reja të AIDS-it, por ajo që po shqetëson më shumë specialistët është fakti i rritjes së vdekshmërisë së këtyre personave për shkak të kapjes së sëmundjes në stade shumë të avancuara. Nga 17 vdekje në 2016, 10 ishin raste te reja."Pjesa më e madhe e rasteve zulohen nga raportimet e klinikave dhe jo nga testimet vullnetare. Nëse do të kishim testime vullnetare do të thotë që do të kishim diagnozë të hershme të infeksionit HIV.Por ne fatkeqësisht kemi 60 përqind të rasteve që vijnë në stadin ADIS, një stad i infeksionit HIV dhe për më tepër kemi shumë raste që vijnë në një stad shumë të vonë, në një stad me një përgjigje imunitare shumë të ulët, që do të thotë se vë në pikpyetje ecurinë e infeksionit hiv dhe mund të shkojë deri ne vdekje" thotë mjekja Dervishi. Viti 2016 shënoi 17 vdekeje ku 10 prej tyre ishin raste të reja, pra të diagnostikuara në 2016, por ne kemi dhe raste të cilat kanë zgjedhur që me vullnetin e tyre të ndërpresin terapinë dhe unë mendoj se problemi më i madh mbetet stigma" shton Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe në ISHP. Një 34 vjeçare nga Vlora dhe dy meshkuj nga Lezha 36 dhe 45 vjeç që u diagnostikuan vetëm në fund të nëntorit të shkuar, humbën jetën në dhjetor për shkak të avancimit të sëmundjes. Specialistët bëjnë thirrje për disa testime pasi një diagnoze e hershme jo vetëm që shpëton jetë, por zvogëlon mundësinë e infektimit të të tjerëve.

AIDS, shqetësim për tendencën në rritje

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër AIDS, ISHP bën të ditur se që nga fillimi i shfaqjes së kësaj sëmundjeje për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993 e deri më sot numerohen 984 raste. 704 janë meshkuj dhe 280 janë femra. Në raportin vjetor të përpunuar nga ky institucion që TVSH siguroi në rrugë zyrtare, Shqipëria konsiderohet vend me prevalencë të ulët, por karahasuar me vendet e rajonit kemi shifra shumë ta larta të pranisë së infeksionit.
ISHP raporton 102 raste të diagnostikuara rishtazi për vitin 2016, nga Janari në Nëntor, shifër kjo më e lartë se ajo e deklaruar vitin e kaluar për 12 muaj, që ishte 100 raste të reja. Raporti veçon faktin se rruga e transmetimit mbetet ajo në rrugë seksuale ku 83.6 përqind janë marrëdhënie mes heteroseksualëve ndërsa mes 10,9 homoseksualëve. Te këta të fundit diagnoza është kapur në stade të avancuara.
Përsa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, raporti evidenton se meshkujt janë kategoria më e prekur me HIV, në vlerat 71,5 përqind ndërsa femrat 28,5 përqind. Por sipas ISHP numri i femrave që testohen është shumë më i ulët.
Gjatë këtij viti u raportuan tre nëna shtatëzëna me virusin HIV, por falë mjekimit, nuk u arrit transmetimi vertikal i sëmundjes tek foshnjat duke mundësuar lindje të shëndetshme. Raporti evidenton 90 të rinj nga mosha 16-24 vjeç që tregon se testimet vullnetare janë një element shumë i rëndësishëm ku duhet të bazohet lufta kundër AIDS.