KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aikins: Rekord botëror, hidhet pa parashutë nga 7.620 metra

Aikins: Rekord botëror, hidhet pa parashutë nga 7.620 metra

Parashutisti dhe akrobati amerikan Luke Aikins është hedhur pa parashutë nga 7.620 metra (25.000 këmbë) për t’u pritur nga një rrjetë shumë e madhe në Simi Valej, në jug të Kalifornisë. 42-vjeçari, që ka bërë deri tani mbi 18.000 hedhje, ja doli kështu të bëjë një gjë që nuk e kishte bërë më parë asnjë profesionist i sporteve ekstreme dhe që vlen me një rrekord botëror.

“Hedhja e Aikins përfaqëson kulmin e 26 viteve karrierë që shënon një rekord personal dhe botëror për hedhjen pa parashutë apo me anë të tutave me membranë”, tha zëdhënësi i tij, Justin Aclin. Gjatë hedhjes, që ka zgjatur dy minuta dhe është ndjekur drejtpërdrejtë nga Fox TV, Aikins ka arritur shpejtësinë më të madhe prej 193 kilometra në orë. “Jam gati duke fluturuar, është e pabesueshme”, tha atleti pasi zbriti. Aikins shpjegoi më pas se ishte gati për ta ndërprerë hedhjen kur organizuesit vendosën, në çastin e fundit, se për arsye sigurie duhej gjithsesi të vinte mbi shpinë një parashutë. Por kjo do t’i kishte rritur rreziqet për shkak të peshës së tepërt. Urdhëri ndryshoi pak minuta para hedhjes.

Kjo mënyrë hedhjeje i ka shkuar në mendje rreth dy vjet më parë shokut të tij dhe Aikins i ka kaluar 18 muajt e fundit duke u stërvitur për një arritje të tillë, duke ndjekur ndërkohë një djetë të hekurt që i lejoi që të humbiste 13 kilogramë peshë. Gjatë hedhjes Aikins ka vënë në shërbim të vet një sistem drejtimi elektronik që i lejoi atletit që të shkonte mbi një rrjetë që ndodhej në tokë, e cila kishte përmasa 30 metra me 30 metra dhe mbahej nga katër vinça të lartë 200 metra. Poshtë rrjetës së parë kishte edhe një rrjetë tjetër sigurie.

Para Mbrapa
Aikins: Rekord botëror, hidhet pa parashutë nga 7.620 metra
EPA/MARK DAVIS / STRIDE GUM

Aikins: Rekord botëror, hidhet pa parashutë nga 7.620 metra EPA/MARK DAVIS / STRIDE GUM