KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Air France kryen ulje të detyruar në Kenia

Air France kryen ulje të detyruar në Kenia

Autoritetet në Kenia lajmëruan se një aeroplan i kompanisë Air France, që fluturonte nga Mauritania për në Paris, u detyrua të ulet me emergjencë në Kenia, pasi në bord ishte gjetur një pako e dyshimte. Zëdhënësi i policisë keniane tha sot se aeroplani i tipit Boeing 777, me 459 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit në bord, kërkoi ulje me emergjencë në aeroportin ndërkombëtar të Mombases. Të gjithë udhëtarët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Sipas zëdhënësit të policisë, pakoja e dyshuar, për të cilën kishte dyshime se ishtë bombe, u gjet në tualetin e avionit. Ekspertet e larguan objektin e dyshimtë për ta hetuar me hollësi.