KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Ajeti i bashkohet ekipit
Ajeti i bashkohet ekipit

Ajeti i bashkohet ekipit

Në prag të ndeshjes me Rumaninë, Kombëtarja shqiptare merr një lajm të mirë nga mjeku i ekipit. Mbrojtësi Arlind Ajeti është mirë fizikisht dhe është i gatshëm t’i bashkohet ekipit. Qendërmbrojtësi kuqezi ka zhvilluar seanca stërvitore së bashku me ekipin duke treguar se nuk ka asgjë shqetësuese.
Në takimin dramatik me Francën, Ajeti ka zhvilluar një lojë mjaftë të mirë duke mbyllur çdo hapësirë të mundshme. Në minutat e fundit të lojës ai u zëvendësua me Veselin për shkak të një dëmtimi dhe largimi i tij duket se solli golin e parë. Sipas të dhënave të deritanishme në ndeshjen e fundit në grup kundër Rumanisë, De Biasi pritet që në qendër të mbrojtjes të aktivizojë Canën dhe Mavrajn, por Ajeti do të jetë i gatshëm për çdo nevojë.