KRYEFAQJA » LAJME » Akademia e futbollit “Ali Demi” binjakëzim me Torinon
Akademia e futbollit “Ali Demi” binjakëzim me Torinon

Akademia e futbollit “Ali Demi” binjakëzim me Torinon

Një klub i rëndësishëm i Serisë A, Torino do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Falë një projekti të rëndësishëm binjakëzimi Akademia e Futbollit të Torinos ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Akademinë e Futbollit “Ali Demi” në Tiranë.

Drejtori i klubit të Torinos, Antonio Comi ka treguar disa nga detajet e këtij projekti.

Akademia “Ali Demi” është përzgjedhur pasi ka plotësuar të gjitha kushtet që në kemi parashtruar. Siç është dendësia e popullsisë ku ndodhet, infrastruktura, kushtet e stërvitjes, trajnerët si dhe mënyrën që përdorin për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Ne pamë që në këtë akademi është përshtatur shumë mirë motoja jonë: “Fëmijë që vijnë dhe ikin nga stërvitja me buzëqeshje”. Dua të theksoj edhe faktin se më parë te Torino ka qenë trajner edhe Xhani De Biazi, trajneri juaj i kombëtares”. Ndërkohë që dy fëmijë nga kjo akademi janë përzgjedhur për të qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Torinos.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita Nikolla, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe presidenti i Koksh, Viron Bezhani.