KRYEFAQJA » LAJME » Akademia e Shkencave: Reforma në drejtësi, detyrim për integrimin e Shqipërisë
akademia

Akademia e Shkencave: Reforma në drejtësi, detyrim për integrimin e Shqipërisë

Përmes një reagimi të dërguar nëpërmjet postës elektronike, Akademia e Shkencave të Shqipërisë e quan si një detyrim të jashtëzakonshëm kryerjen e Reformës në Drejtësi. Akademia e vlerëson punën e bërë deri tani, si dhe kontributet konkrete të sjella nga ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtarë në hartimin e paketës ligjore të kësaj reforme, si dhe mbështetjen thelbësore që po i japin këtij procesi aleatët strategjikë. Akademia e Shkencave u bën thirrje forcave politike dhe institucioneve të vendit që në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, të kapërcejnë diferencat dhe në qendër të vënë interesin e zhvillimit kombëtar, rritjes së mirëqenies dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.