KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Akademia e Shkencave përgatitet të ndajë çmimet shkencore kombëtare
Akademia e Shkencave përgatitet të ndajë çmimet shkencore kombëtare

Akademia e Shkencave përgatitet të ndajë çmimet shkencore kombëtare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të ndajë së shpejti katër çmimet kombëtare vjetore në fushën e shkencave albanologjike, të veprave natyrore dhe teknike dhe çmimi për kërkuesin e ri më të suksesshëm. Kryetari i Akademisë, Muzafer Korkuti i tha RTSH se ky konkurs rrit ndjeshëm përfaqësimin e veprës shqiptare në nivele profesionale. Në larminë e studimeve dhe botimeve spikasin titujt “Arbërorët”, “Antropologji e Kanunit”, “Ujrat termale dhe minerale të Shqipërisë” e shumë tituj të tjerë të përzgjedhura për çmimet përkatëse. Çmimet shkencore kombëtare janë kthyer tashmë në një traditë të përvitshme. Në këtë konkurs janë paraqitur tre breza dijetarësh ndërsa numërohen 49 vepra të pregatitura nga mbi 50 autorë.