KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Akademikët diskutojnë rimodelimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë
akademiket-diskutojne-rimodelimin-e-zhvillimit-ekonomik-te-shqiperise

Akademikët diskutojnë rimodelimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka inicuar një forum publik mbi rimodelimin e zhvillimit të Shqipërisë. Gjithçka mbështetet në kontekstet lokale, burimet natyrore, njerëzore si edhe kulturën, psikologjinë shoqërore dhe antropologjinë ekonomike të shqiptarëve. Në forum merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, studiues të shquar të ekonomisë dhe shkencave shoqërore nga universitetet e vendit dhe të huaja. “Teknologjia dhe dija duhen të vihen në përdorim më mirë për të gjithë individët e shoqërisë. Në Shqipëri besoj që vëmendja kryesore duhet ti jepet edukimit të brezit të ri dhe nxitjes së iniciativave që ato kanë” sugjeroi  ministrja e ekonomisë Milva Ikonomi. Akademikë dhe ekspertë të njohur të ekonomisë e vunë theksin në këtë forum tek koordinimi i politikave ekonomike të vendit dhe rimodelimi i tregut të punës,  fuqizimi i kërkimit shkencor si një nga bazamentet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Akademia është angazhuar në përgatitjen e dokumentit shkencor të politikave, “Karta e Gjelbër: Shqipëria 2025. Rimodelimi i Zhvillimit dhe Kontekstet Lokale”, si dhe mbi projektimin e zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë gjatë dhjetëvjeçarit 2016-2025.