KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Akcize 13 lekë për litër mbi gazin e lëngshëm
akcize, nafte, ministria e energjities, mjetete, 13 leke per lilter

Akcize 13 lekë për litër mbi gazin e lëngshëm

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë përdoruesit e mjeteve me gaz të lëngshëm do të përballen me rritje të çmimit, pasi qeveria parashikon të aplikojë akcizë për këtë produkt në vlerën e 13 lekëve për litër. Propozimi vjen nga Ministria e Energjisë.

Krahas disiplinimit të tregut, një tjetër arsye e shtimit të akcizës për gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh sipas drejtorit të hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu, lidhet me direktivat e Bashkimit Europian.

Gazi i lëngët është objekt taksimi në të gjitha vendet e BE si produkt energjitik. Ndërkohë që në vendin tonë aktualisht aplikohet akcizë 37 lekë për liter vetëm tek nafta dhe benzina.

Me shtimin e akcizës në gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh, financat llogarisin 600 milionë lekë më shumë të ardhura në buxhet.