KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Akcizë 3 lekë për litër mbi gazin e lëngshëm
Akcizë 13 lekë për litër mbi gazin e lëngshëm

Akcizë 3 lekë për litër mbi gazin e lëngshëm

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë përdoruesit e mjeteve me gaz të lëngshëm do të përballen me rritje të çmimit, pasi qeveria parashikon të aplikoje akcizë për këtë produkt në vlerën e 3 lekëve për litër. Propozimi vjen nga ministria e energjisë që këtë takse e argumenton kështu.

Krahas disiplinimit të tregut një tjetër arsye e shtimit të akcizes për gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh sipas drejtorit të hidrokarbureve në ministrinë e energjisë Dritan Spahiu lidhet me direktivat e bashkimit europian.

Gazi i lëngët është objekt taksimi në tv gjitha vendet e BE si produkt energjitik. Ndërkohë që në vendin tonë aktualisht aplikohet akcizë 37 lekë për litër vetëm tek nafta dhe benzina.

Me shtimin e akcizes në gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh, financat llogarisin 600 milionë lekë më shumë të ardhura në buxhet.