KRYEFAQJA » LAJME » AKEP paralajmëron: Sistemoni rrjetet e transmetimit!
AKEP paralajmëron: Sistemoni rrjetet e transmetimit!

AKEP paralajmëron: Sistemoni rrjetet e transmetimit!

Agjensia e Komunikimeve Elektronike dhe Postale (AKEP) ka paralajmëruar operatorët kabllorë që të sistemojnë rrjetet e tyre të transmetimit brenda datës 30 gusht të këtij viti. Më pas AKEP do të vlerësojë situatën dhe do të marri masa ekstreme deri në shkëputjen e lidhjeve pa paralajmërim. Aksioni do të përfundojë në 30 dhjetor dhe parashikon zhdukjen totale të rrjeteve jashtë çdo kushti teknik në zonat e banuara. Nga ana e saj Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike është duke bërë gati kuadrin e plotë ligjor dhe nënligjor, që do të mbështesë këtë aksion.
Projekti për “pastrimin” e kryeqytetit, por edhe gjthë Shqipërisë nga një rrjet i rrezikshëm telash u bë i njohur nga Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, në bashkëpunim me AKEP. Zonat më problematike, mbeten zonat periferike në Tiranë si Fresku, Kombinat, Lapraka, Sauku, Farka, Selita, por jo pa probleme janë edhe zonat në qendër të qytetit.