KRYEFAQJA » LAJME » AKIP kundër importit të mbetjeve
Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë: Kthimi i ligjit në parlament, pjesë e betejave politike

AKIP kundër importit të mbetjeve

Aktivistë të aleancës kundër importit të mbetjeve janë mbledhur këtë pasdite në një tubim, në krah të kryeministrisë për të kundërshtuar me forcë projekt-ligjin e importit të mbetjeve, i cili do të jetë pjesë e seancës së ardhshme parlamentare.
Aktivistët thonë se politika është bërë bashkë e po kalon një draft i cili është shkatërrues për vendin. Propozimi ligjor i firmosur nga disa deputetë të partisë socialiste sipas tyre synon ti japë frymë industrisë së riciklimit në vend dhe parashikon importin e mbetjeve jo të rrezikshme, por aktivistët e aleancës kundër importit të mbetejve pohojnë të kundërtën, ndaj paraditen e së enjtes do të protestojnë përpara kunvendit për ti kërkuar deputëve të mos e miratojne draftin.