KRYEFAQJA » LAJME » AKM: Vazhdon ndotja e lartë në Tiranë
AKM: Vazhdon ndotja e lartë në Tiranë

AKM: Vazhdon ndotja e lartë në Tiranë

Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat mbi raportin e gjendjes së mjedisit për 2015. Sipas drejtori të saj Julian Beqiri, situata është mjaftë  rënduar në Tiranë. Shifrat e aparaturave që masin ndotjen tregojnë 120 mikron për metër kub, tre herë më të larta se normat e lejuara europiane. Dy pikat kryesore problematike janë “21 Dhjetori” dhe Rruga e Elbasanit. Shkaku i ndotjes është trafiku i rënduar dhe shkarkimi i gazrave të automjeteve. Sipas agjensisë rezultatet tregojnë se edhe niveli i zhurmave mbetet e lartë. Ndërkohe cilësia e ujrave të liqeneve nga monitorimi i dy viteve mbetet e njejtë. Zoti Beqiri thotë se do të intensifikohet puna për monitorimin e zonave problematike. Vemendje do t’i kushtohet zonave bregdetare të cilat në verë shumëfishojnë numrin e banorëve. Për vitin 2016 në këto zona do të do të ngrihen 100 pika të reja monitorimi.