KRYEFAQJA » LAJME » Aksident afër Burrelit
Aksident afër Burrelit

Aksident afër Burrelit

10 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidentit të ndodhur mesditën e së premtes, 4 kilometra larg  nga qyteti i Burrelit. Një autobus i linjës Burrel – Tiranë, është përplasur me anën e sipërme të rrugës në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Karicës”. Për pasojë dy nga pasagjerët e ndodhur në sedilet e para të autobuzit kanë pësuar dëmtime të rënda. Një prej tyre është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë me helikopter. Të lënduarit dhe të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Të gjithë pasagjerët që ishin në autobus në momentin e aksidentit, janë transportuar me ambulancat e spitalit, të cilat për pak minuta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Policia e Matit ka nisur hetimet për shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Paraprakisht mendohet që autobuzi të ketë pësuar një defekt teknik. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë, por sistemi i frenimit nuk ka funksionuar. Ai ka manovruar mjetin duke e përplasur në pjesën anësore të rrugës duke parandaluar një aksident më të rëndë.