KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë me dy të vdekur në Fushë-Milot
Aksidentet ndryshojnë kreun e policisë rrugore

Aksident i rëndë me dy të vdekur në Fushë-Milot

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave e plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Drejtoria e policisë së qarkut Lezhë njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:10, në Fushë -Milot në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë . Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit me targa TR 0143 M dhe një pasagjer që ndodhej në këtë mjet, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë që udhëtonin në mjetin me targa LA 9785 A. Personat e plagosur të moshës 32, 35, e 65 vjeç. Policia ende nuk ka një version për shkakun e aksidentit, por në njoftim bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në një segment rruge pa ndriçim .