KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksident i rëndë në Kinë, 17 të vdekur
kine, aksident, skene e rende, dhjetra makina, perplasje, te vdekur

Aksident i rëndë në Kinë, 17 të vdekur

Dhjetra makina u përplasën në një autostradë në veri të Kinës duke lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur dhjetera të tjerë. Skena në aksidentin tragjik ishte e ngjashme me filmat e Hollivudit. Shkak besohet se ka qenë moti i keq që shkaktoi rrëshqitje në rrugë duke sjellë dhe kaosin. Autostrada ku u regjistrua dhe aksidenti lidh Pekinin me Kunimung. Në aksident ku u përfshinë rreth 56 makina e pjesa më e madhe tyre ishin kamionë.  Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjegulla dhe shiu i rënë i përzjerë me borë. Zjarrfikësit thanë se kur mbërritën në vendngjarje, luftuan me flakët në makinat që ishin përplasur. Për të nxjerrë viktimat apo të plagosurit në orët e para ishte shumë e vështirë. Sipas tyre veç kushteve të vështira atmosferike, aksidenti ndodhi menjëherë pas daljes nga një tunel dhe kjo bëri që të përfshiheshin më shumë makina. Disa drejtues mjetesh që i mbijetuan aksidentin treguan se mjegulla pas daljes nga tuneli ishte tepër e dendur dhe kur në fund vinin re rrugën e bllokuar nga makinat e përplasura më parë, ishte tepër vonë për të frenuar.