KRYEFAQJA » LAJME » Aksident i rëndë ne superstradën Lezhë-Shkodër
lezhe-shkoder, aksident, fatima ndregjoni, 2 femije te plagosur, superstrada

Aksident i rëndë ne superstradën Lezhë-Shkodër

Një grua humbi jeten, ndërsa 5 përsona të tjere kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjetëve në superstraden Lezhë-Shkodër. Në tentativë për të dalë nga rruga dytësore për në supestradë një automjet tip Benz ku udhëtonin 4 përsona u godit nga një mjet tip audi në të cilin udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe një përson tjeter. Përplasja e mjetëve ka qenë e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të gruas e cila është identifikuar si shtetasja Fatmira Ndregjoni rreth 50-vjeçe. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 5 përsona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmen mjekësore.