KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, humb jetën 35-vjeçari
Aksident në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, humb jetën një person

Aksident në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, humb jetën 35-vjeçari

Drejtuesi i një motori humbi jetën pas përplasjes me një makinë në rrugën Shkodër –Muriqan. Gruaja dhe djali i tij tre vjeçar u dëmtuan rëndë dhe u dërguan në spitalin e Shkodres, Sipas policisë, mjeti tip Golf që drejtohej nga Emirjan Qehaja, 27 vjeç, nga Shkodra u përplas me një motorçikletë tip Lifan që drejtohej nga Agron Shtogu, 35 vjeç edhe ky banor i Shkodrës. Shtogu gjeti vdekjen e menjëhershme kurse gruaja dhe fëmija ndodhen jashtë rrezikut për jetën.