KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, 2 të vdekur, mes tyre një fëmijë. 8 plagosen

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, 2 të vdekur, mes tyre një fëmijë. 8 plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Mashkullorë. Dy makina, një furgon dhe një veturë nge targa zvicerane janë përplasur rreth orës 14:00 duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe djalit të saj 2- vjeç, ndërsa janë plagosur 8 të tjerë. E konfirmojnë dhe mjekët e spitalit të Gjirokastrës. 3 nga 8 të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Viktima që humbi jetën është identifikuar si A. Hasani, dhe djali i saj 2 vjeç. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit që ndodhi në fshatin Mashkullorë, por dyshohet se mjetet e përfshira në aksident kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi.