KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Kamëz, humb jetën polici
Burg për vrasësin aksidental të policit

Aksident në Kamëz, humb jetën polici

Një polic ka humbur jeten, ndërsa dy të tjerë janë plagosur pasi makina e tyre shërbimit është goditur nga një makinë që po ecte me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kamëz pranë shkollës “Ibrahim Rugova”. Policia njoftoi se efektivi i saj Ervina Hxhiaj, 42 vjeç, humbi jetën ndonëse u transportua menjëherë në spital. Dy policët e tjerë ndodhen në spital, por pa probleme për jetën. Sipas policisë furgoni i shërbimit është goditur dhe përmbysur nga një fuoristradë “Toyota” e cila po ecte me shpejtësi. Në aksident është përfshirë dhe një makinë tjetër që ishte parkuar ndanë rrugës. Drejtuesi i fuoristradës është ndaluar nga policia. Në spitalin e traumës për të vizituar të plagosurit ka shkuar vetë ministri i brendshëm  Saimir Tahiri dhe kreu i policisë Haki Çako. Banorët e Kamzës ndërkohë kujtojnë se gati në të njëjtin vend, në një aksident të ngjashëm, pak vite me parë ka humbur jetën një tjetër efektiv policie.