KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në kryqëzimin e Plasës, humbasin jetën dy policë
Aksident në kryqëzimin e Plasës, humbasin jetën dy policë

Aksident në kryqëzimin e Plasës, humbasin jetën dy policë

Dy punonjës policie kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur pasi furgoni i tyre ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur të mërkurën në afërsi të kryqëzimit të Plasës, në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Policët,me detyrë në  burgun e Drenovës, ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore. Sipas policisë, furgoni është përplasur me një automjet tjetër, e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Viktimat janë shtetasit Fatmir Islamaj dhe Agim Beshi, ndërsa të plagosur janë shtetasit Neshat Alldashi, Idajet Gozhdari dhe Luan Kreka.