KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Laç
aksident, policia, lac, fushe kruje, makina

Aksident në Laç

20 vjeçari Kevi Bardhi është bërë protagonist i një aksidenti në aksin Laç – Fushë Krujë pranë fshatit Gjorm paraditen e sotme duke përplasur makinën e policisë dhe dy automjete të tjera. Sipas të dhënave të para nga përplasja kanë mbetur 4 të plagosur, mes tyre edhe një efektiv i policisë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa 3 qytetarët e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.