KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në Vlorë,Humbet jetën një punonjëse policie
Vlorë,Humbet jetën një punonjëse policie

Aksident në Vlorë,Humbet jetën një punonjëse policie

Një tjetër punonjëse policie humbet jetën në aksident rrugor. Policia e Vlorës njofton se rreth orës 04:15, në qendër të fshatit Mifol pranë tregut të fshatit, dy shtetas duke udhëtuar me automjetin tip “Ford” me targë AA601FC, janë përplasur aksidentalisht me një pemë dhe për pasojë shtetasja Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat punonjëse policie , ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndërsa pasagjeri tjeter E.Ç., 31 vjeç, banues në Berat, ka marrë dëmtime dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për përcaktimin e shkaqeve të tij.