KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aksident rrugor në Francë, vdesin 12 portugezë
KE alarm për aksidentet në Europë

Aksident rrugor në Francë, vdesin 12 portugezë

Një tjetër aksident rrugor ka përgjakur rrugët e Europës. Mbrëmjen e shkuar në qendër të Francës, një minibus që vinte nga Zvicra dhe shkonte në Portogali u përplas ballazi me një kamion. Si pasojë 12 turistë portugezë humbën jetën dhe dy italianë kanë mbetur të plagosur, njoftuan sot në mëngjes medit franceze.

Ky aksident ndodhi rreth mesnatës në qytetin Monbunji, në rajonin Alvernia. Drejtuesi i automjetit ka marrë vetëm plagë të lehta. Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes, minibusi devijoi papritur majtas duke u përplasur me një kamion.