KRYEFAQJA » LAJME » Aksident tragjik në Sukth
Aksident tragjik në Sukth

Aksident tragjik në Sukth

Bilanc tragjik në një aksident të ndodhur në afërsi të Sukthit mëngjesin e së enjtes. Katër persona, tre vajza dhe një djalë kanë humbur jetën, pasi dy automjete të tipit “Mercedes Benz” që lëviznin përballë njëri-tjetrit janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy drejtuesve të tyre, si dhe dy pasagjereve. Sipas policisë një prej automjeteve po lëvizte me shpejtësi rreth 150 kilometra në orë, duke bërë që përplasja të ishte fatale. Të dy makinat janë kthyer në një grumbull hekurishtesh dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e vitimave.