KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentet, ekspertët: Patrulla policie lëvizëse për kontroll alkooli dhe droge
Aksidentet, ekspertët: Patrulla policie lëvizëse për kontroll alkooli dhe droge

Aksidentet, ekspertët: Patrulla policie lëvizëse për kontroll alkooli dhe droge

Ekspertët thonë se në vend po ndodhin aksidentet rrugore me një dinamik të çuditshme, duke kërkuar në një mënyrë polici të lëvizshme e cila duhet të monitoroje rrugët me fluks të madh sidomos në stinën e verës.

Fatmir Hasho,me profesion inxhinier rrugësh, thotë për TVSH, se edhe pse është bërë një punë e mirë për ngritjen e infrastrukturës, aksidenteve me tragjike po ndodhin edhe në rrugë të cilat sot janë të pagëzuara me emërim autostrada.

Hasho i referohet një tjetër aksi rrugor siç është ai i Fushë-Milotit ku aksidentet rrugore kanë qënë më të shumta. Sipas tij rritja e cilësisë në rrugë ka sjellë edhe rritjen e shpejtësisë së mjeteve. Por aksidentet me vdekje po ndodhin edhe në rrugë ku nuk duhet të ndodhin për asnjë arsye. Sipas tij kjo situatë mund të evitohet edhe me kontrolle të befasishme të policisë rrugore.