KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentet ndryshojnë kreun e policisë rrugore
Aksidentet ndryshojnë kreun e policisë rrugore

Aksidentet ndryshojnë kreun e policisë rrugore

Disa ngjarje tragjike ditët e fundit në rrugët e Shqipërisë, duket se kanë detyruar drejtuesit më të lartë të Ministrisë ë Brendshme, të ndryshojnë kreun i Policisë Rrugore. Mitat Tola është zëvëndësuar nga Adrian Veliu. Ndryshimet thuhet se synojnë përmirësimin e situatës për parandalimin e aksidenteve. Zoti Tola qëndronte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore që nga tetori i vitit 2014, ndërsa zoti Veliu ka qenë ish-drejtori i Shkollës Bazë të Policisë. Ditët e fundit në rrugët e Shqipërisë kanë ndodhur disa aksidente të përgjakshme, në disa prej të cilave janë përfshirë edhe punonjës të policisë. Shumcia e tyre kanë ndodhur për shkak  të mos respektimit të regullave të qarkullimit rrugor.