KRYEFAQJA » LAJME » Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, rritet bilanci i viktimave
aksident-gjirokaster_1469365639-9900337

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, rritet bilanci i viktimave

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Mashkullorë. Dy makina, një furgon dhe një veturë nge targa zvicerane janë përplasur rreth orës 14:00 duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe djalit të saj 2- vjeç, si dhe të një personi tjetër të seksit mashkull, ndërsa janë plagosur 7 të tjerë. Policia e Gjirokastrës konfirmon se kemi të bëjmë me 3 të vdekur. Deri tani është identifikuar gruaja A. Hasani, dhe djali i saj 2 vjeç. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit që ndodhi në fshatin Mashkullorë, por dyshohet se mjetet e përfshira në aksident kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi.