KRYEFAQJA » LAJME » Aksidenti në Kavajë, burg për zyrtarët e ARSH
Tiranë, konferencë për sigurinë rrugore

Aksidenti në Kavajë, burg për zyrtarët e ARSH

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e arrestit me burg për tre zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi ata konsiderohen përgjegjës  për një aksident rrugor të pak ditëve më parë ku humbën jetën dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç, pasi automjeti i drejtuar nga nëna e tyre u përplas në aksin rrugor Plepa-Qerret, në Kavajë. Prokuroria dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë. Sipas saj zyrtarët nuk e kanë kryer siç duhet detyrën e tyre. Më shumë se një aksident rrugor, ngjarja mori përmasa të tjera. Viktimat përveç se ishin të mitur, ishin fëmijët e një personi i cili gjendej në burg për shkak se po ndërtonte çatinë e shtëpisë, ç’ka ishte konsideruar një ndërtim pa leje. Tragjedia ndodhi ndërsa nëna e tyre po i çonte fëmijët të takonin babain në vendin e vuajtjes së dënimit. Pas ngjarjes babai fatkeq u lirua nga burgu. Por gjithnjë e më shumë në opinion po shtrohet pyetja se kush duhej të dënohej, babai i fëmijëve , apo zyrtarët që duke mos kryer detyrën sollë tragjedinë.