KRYEFAQJA » LAJME » Aksidenti i frikshëm i Fernando Alonso-s

Aksidenti i frikshëm i Fernando Alonso-s

Piloti i famshem i Formula 1, Fernando Alonso, ka pësuar një aksident të rëndë në cirkuitin e Montmelosë në Spanjë, ku po zhvillohen testet për kampionatin e ri të Formula 1.
Sipas mediave ndërkombëtare, piloti spanjoll zbriti në pistë dy orë pas fillimit të sesionit nën drejtimin e makinës së tij “McLaren”, ndërsa u përplas me murin mbrojtës në kthesën e katërt, pas 20 xhirosh.
Menjëherë pas aksidentit ai u transportuar me helikopter për në spital, ku siç theksojnë mediat, Alonso e ka rimarrë veten ndërsa është është i ndërgjegjshëm dhe flet.Sipas të dhënave të para, përplasja mendohet të ketë ardhur pas një shqetësimi që Alonso mund të ketë ndjerë në momentin e marrjes së kthesës së katërt. Kjo edhe pas dëshmisë së pilotit tjetër të Formula 1, Sebastan Vettel i cili ishte prapa spanjollit në momentin e aksidentit.
“Aksidenti ishte shumë i çuditshëm, ai ishte para meje dhe po ecte ngadalë, me rreth 150 km në orë. Pastaj, shkoi drejt murit dhe e goditi atë disa herë. Në këtë pikë unë e humba nga shikimi, ” tha piloti gjerman për revistën gjermane “Auto, Motor und Sport”.