KRYEFAQJA » LAJME » Aksidentohen një grup turistësh në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë
Aksidentohen një grup turistësh në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë

Aksidentohen një grup turistësh në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë

Një grup turistësh kanë mbetur të lënduar gjatë një aksidenti automobilistik ndërsa vizitonin Jugun e vendit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të së mërkurës në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, rreth 200 metra në hyrje të qytetit të Tepelenës. Minibuzi tip “Benz” ,me targa AA 520 NA në të cilin udhëtonin 17 turistë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tirinad Tabako, ka dalë nga rrugë dhe është përplasur me kodren ne anën e sipërme të rruges. Si pasojë e përlasjes janë lënduar tetë persona. Katër prej tyre kanë marë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe pjesa tjetër në spitalin e Fierit.

Mëngjesin e së mërkurës gjendja shëndetsore e të lënduarve që ndodheshin në spitalin e Gjirokastrës, tre gra dhe një fëmijë i moshës 12 vjeç paraqitej e stabilizuar.

Sipas burimeve zyrtare në sektorin e policisë rrugore në gjirokastër aksidenti ka ndodhur si shkak i humbëjsjs së kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Në përfundim të veprimeve ligjore policia ndaloi drejtuesin e mjetit, Arben Lame, 46 vjeç, banues në Fier.