KRYEFAQJA » LAJME » Aksion për furrat e gëlqeres
fushekruje gelqere fabrike ndotje mjedisi

Aksion për furrat e gëlqeres

Gomat e përdoruara të makinave janë lënda bazë për nxjerrjen e gëlqeres në Fushëkrujë. Banorët por edhe ekspertët e mjedisit tregojnë se tymi që del nga furrat e gëlqereve në Fushëkrujë, është shumë i dëmshëm, për shëndetin. Inspektoriati i mjedisit ka rinisur aksionet në këtë zonë, ku 20 subjekte vijojnë ende punën.

Në këtë zonë para dy viteve numëroheshin 195 firma gëlqere, pjesa më e madhe e të cilave janë mbyllur. Prej vitesh, subjektet që kanë vepruar në forma ilegale kanë shkatërruar pyjet por edhe malet në këtë zonë shumë pranë qytetit duke dëmtuar rëndë mjedisin.