KRYEFAQJA » LAJME » Aksion për krijimin e një mjedisi të gjelbër
Aksion për krijimin e një mjedisi të gjelbër

Aksion për krijimin e një mjedisi të gjelbër

Qytetet e gjelbërta është nisma e marrë nga shoqata kombëtare Green line dhe bashkia Elbasan për të patur një mjedis sa më të pastër. Kjo nismë ka si qëllim shtimin e hapësirave të gjelbërta reduktimin e ndotjeve dhe krijimin e një mjedisi sa më të pastër .

Në kuadër të levizjes ta Pastrojme Shqipërinë në një ditë drejtuesi i kësaj lëvizje Ervin Shehaj u shpreh se kjo është një fushatë sensibilizuese e qyteteve të gjelbërta për të pasur mjedise sa më të pastërta të standarteve evropiane .

Kështu në kodrat e Krastës së Elbasanit nxënës të gjimnazeve Dhaskal Todri dhe Kristoforidhi si dhe punonjës të pyjeve mbollën pemë dekorative në një hapësirë prej 1 ha .U pastruan nga mbetjet urbane mbi 5 ha pyje e të tjerë. Ky aksion do të përfundoje në 20 Maj me vullnetarizmin e një aksioni masiv me pjesmarrjen e të gjithë qytetarëve Elbasanas.