KRYEFAQJA » LAJME » Aksionet anti-kanabis në Shqipëri
antikanabis, aksion, polici, rrenje, asgjesim, shqipëri, mbare vendi

Aksionet anti-kanabis në Shqipëri

Policia e Shtetit ka vijuar edhe sot aksionet për evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa. Aksioni është shtrirë në Shkodër, Memaliaj, Mat, Gjirokastër, Krujë dhe Poliçan ku janë asgjësuar 26 200 rrënjë kanabis sativa. Në Dukagjin policia ka asgjësuar 27 parcela me një numër prej 15 mijë rrënjë kanabis sativa. Gjatë kontrollit në këto zona u sekuestrua gjithashtu edhe një armë zjarri (pushkë). Ndërsa në Memaliaj janë asgjësuar nga policia rreth 2800 rrënjë kanabis sativa. Policia ka asgjësuar në Gjirokastër, në Malin e Sopotit rreth 300 rrënjë e ndërsa 5500 janë asgjesuar me anë të djegies në Krujë. Ndërkohë është realizuar edhe një aksion në Bulqizë i koduar me emrin “Ballenje e madhe” ne Bulqize. Në këtë operacion janë asgjësuar 16 000 bimë të dyshuara narkotike të shpërndara në 5 parcela, gjithashtu është sekuestruar një armë kallashnikov dhe monicion luftarak. Bimët qe varionin me përmasa nga 90 cm në 1.70 cm janë asgjësuar me anë të djegjes dhe policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.