KRYEFAQJA » LAJME » Aksioni i Bashkisë së Tiranës vijon pastrimin në njësinë administrative nr.11

Aksioni i Bashkisë së Tiranës vijon pastrimin në njësinë administrative nr.11

Të pastrojmë Tiranën” ky aksion i bashkisë së kryeqytetit këtë të diel është ndalur në njësinë administrative 11, duke bërë bashkë punonjësit e bashkisë dhe komunitetin. E pranishme në aksion, nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali vuri në dukje problematikat me mbetjet urbane, por edhe përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të zgjidhur problematikën e kontenierëve.

Jemi këtu, në njësinë 11 të Tiranës, për ditën e përmuajshme të pastrimit të qytetit. Është një event që ne e organizojmë jo thjesht për qendrën e Tiranës, por për të gjitha zonat, ndaj jemi sot në një zonë në periferi, me problematika, me mbetje urbane dhe mungesë kontenierësh, që janë problematika të cilat duhen zgjidhur, për të mos pasur një ambient të tillë të ndotur”.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës vlerësoi angazhimin e të rinjve në këtë aksion, të organizatave rinore, por edhe banorëve të zonës.

Ka një angazhim nga të rinjtë, nga organizatat rinore, njësia, punonjësit e administratës dhe qytetarë të tjerë për të ndihmuar, pastruar dhe mbajtur qytetin tonë të pastër. Unë uroj dhe shpresoj që qytetarët tanë të jenë akoma edhe më të ndërgjegjshëm për të mbajtur pastër ambientin dhe të na bashkohen si gjithmonë, në aksionet tona të përmuajshme.

Njësia Administrative Nr.11, konisderohet një zonë me problematika me mbetje urbane të gjeneruara nga bizneset dhe banesat aty pranë, por edhe problematikës së mbartur prej vitesh.