KRYEFAQJA » LAJME » Aksioni për kuponin dyfishohet numri, në dy javë 6000 kontrolle
Aksioni për kuponin dyfishohet numri, në dy javë 6000 kontrolle

Aksioni për kuponin dyfishohet numri, në dy javë 6000 kontrolle

Rezultatat e para që nga nisja e fushatës ndërgjegjësuese dhe njëherazi kontrolluese për kuponin, tregojnë se numri i tyre është dyfishuar nga 10 mln në 20 mln në dy javët e para të gushtit.

Në një intervistë për TVSH, nëndrejtori i tatimeve Flobenc Dilaveri thotë se në dy javë administrata tatimore regjistron 6000 mijë akte kontrolli në rang vendi nga të cilat rreth 800 rezultojnë me shkelje.

Ndonëse fokusi ka qënë tek industria turistike, numri dy i tatimeve thotë se vëmendja është e lartë tek të gjithë sektorët.

Pas turizmit, në bazë të një strategjie të re pune, ministria e financave planifikon ta shtrije këtë aksion edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, përzgjedhja e të cilëve do të bëhet mbi bazë risku.