KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aktet terroriste në Paris, fatura 300 milionë euro
Aktet terroriste në Paris, fatura 300 milionë euro

Aktet terroriste në Paris, fatura 300 milionë euro

300 milionë euro mund të arrijë fatura e kompensimit të 130 familjarëve të viktimave e të plagosurve në ngjarjet tragjike të Parisit. Një muaj pas atentateve terroriste në Paris, ka qenë ministrja e Drejtësisë së Francës, Christiane Taubira, që ka bërë një bilanc të parë të shpenzimeve e detyrimeve financiare të pasojave e në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, ajo ka shpjeguar për Fondin e Garancisë për Viktimat, fatura mund të kapë edhe shifrën e 300 milionë eurove, e këtu përfshihen të gjitha familjet e njerëzve të vdekur, të plagosurit e të afërmit e tyre apo dhe ata që kanë pësuar shok psikologjik nga ngjarjet tragjike në Bataclan, restorant apo stadium, të cilët po trajtohen edhe nga qendra të specializuara. E gjithsej janë mobilizuar 54 shoqata e vende pritjeje për ta. Tek këto shpenzime përfshihen edhe 11 mijë telefonatat falas nga 120 kabina telefonike të ngritura posacërisht për ato ngjarje. Ndërkohë, Fondi i Garancisë u ka dhënë deri tani 6,7 milionë euro familjarëve të viktimave. Ndërsa 771 mijë euro u janë dhënë për shpenzimet e udhëtimit apo të qëndimit për të afërmit, të plagosurit dhe familjet e tyre.