KRYEFAQJA » LAJME » Aktivistja e Lëvizjes “Për Universitetin” hedh salcë të kuqe ndaj ministres Nikolla
Aktivistja e Lëvizjes "Për Universitetin" hedh salcë të kuqe ndaj ministres Nikolla

Aktivistja e Lëvizjes “Për Universitetin” hedh salcë të kuqe ndaj ministres Nikolla

Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve Lindita Nikolla është sulmuar të enjten me salcë të kuqe, ndërsa po merrte pjesë në Samitin e Studentëve të FRESH. Zonj Nikolla ishte ulur në radhë të parë në një ambient të improvizuar para Piramidës, kur një aktiviste e të quajturës Lëviza “Për Universitetin”, e identifikuar si Mirela Ruko, e spërkati qetësisht ministren. Vetë lëvizja në faqen e saj në Fejsbuk e konsideronte këtë veprim një aksion simbolik kundër ministres Nikolla. “E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen” shkruante në njoftimin e saj lëvizja e cila vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e ministres . Aktivistja është ndaluar nga policia. Përkrahësit e saj u mblodhën tek rajoni nr.1 i policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin, sipas tyre pas ndalimit të padrejtë nga policia. Lëvizja “Për Universitetin” paralajmëron se rrezistenca do të vazhdojë.
Një vit më parë aktivistët e saj hodhën vezë në drejtim të kryeministrin Edi Rama, ndërsa paralajmëruan edhe aksionin kundër zonjës Nikolla. Sipas mediave të ndryshme më shumë se sa një lëvizje studentore “Për Universitetin” shihet si një lëvizje politike , pjesë e të vetëquajturës “Organizatës Politike” që deklaron se është E Majta e Re në Shqipëri.