KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Aktivitetet në Tiranë për shenjtërimin e Nënë Terezës
nene tereza, shenjterimi, aktivitetet, tirane

Aktivitetet në Tiranë për shenjtërimin e Nënë Terezës

 

Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, do të shoqërohet me një seri aktivitetesh edhe në Shqipëri. Miistria e Kulturës ka bërë publik kalendarin e këtyre aktiviteteve, duke e cilësuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës një domethënie të shumëfishtë kombëtare, për të njohur traditën tonë të mirëfilltë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit. Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës do të përcillet LIVE në sheshin “Nënë Tereza”, përmes monitorëve të vendosur përgjatë sheshit kryesor . Kjo ditë do të fillojë me koncertin për kor, solistë dhe orkestër simfonike të TKOB në orën 09.30 në sheshin që mban emrin e bamirëses. Në një program SACRA, me pjesëmarrjen e solistëve të mirënjohur të skenës lirike: Ylber Gjini, Etleva Golemi, Armando Likaj, Klodian Kaçani. Jashtë programit nuk do të mbetet Durrësi. Muzeun Nënë Tereza – Muzeu i Dialogut, do të vendoset në Sheshin Liria në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” . Muzeu do të përurohet më 4 shtator 2016, ditën kur zyrtarisht do të shpallet Shenjtërimi i Nënë Terezës.