KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aktori i njohur dhe fituesi i cmimit oskar Xhimi Foks arriti të shpëtoje një person nga një aksident
Jamie-Foxx

Aktori i njohur dhe fituesi i cmimit oskar Xhimi Foks arriti të shpëtoje një person nga një aksident

Aktori i njohur dhe fituesi i cmimit oskar Xhimi Foks shpëtoi një person nga një aksident me makinë, në Kaliforni. Makina mori zjarr në mesnate përpara shtëpise së tij, Foksi dëgjoi thirrjet e personit dhe nxitoi ta ndihmonte, së bashku me disa miq. Pasi thyen xhamin, e nxorën drejtuesin e automjetit të aksidentuar, i cili u shtrua në spital për shkak të plagëve. Aktori Xhimi Foks tha se nuk e shihte si heroizëm aktin e tij. Duhej të beja dicka. Dhe ia arrita. Kur e nxorëm nga makina, i thashë qe ishte në duart të sigurta dhe se e shpëtuan engjejt. I ati i te plagosurit e falenderoi duke thënë se në raste të tilla , shumë njerez nuk veprojnë sepse tremben për jeten e vet kurse Xhimi nuk ngurroi.