KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aktori Xhim Morales është president i ri i Guatemalës
Aktori Xhim Morales është president i ri i Guatemalës

Aktori Xhim Morales është president i ri i Guatemalës

Aktori i humorit Xhim Morales është president i ri i Guatemalës. Xhimi Morales e fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Guatemalë, duke mbledhur mbi 69% të votave kurse kundershtarja e tij Sandra Tores fitoi reth 30 %, lajmëroi trupi zgjedhor zgjedhor ne Guatemale.

46 vjecari Morales i njohur si aktor por pa asnjë përvojë politike, diti të shfrytëzojë më së miri pakënqësinë popullore dhe mosbesimin e votuesve ndaj politikanëve tradicionale pas një vargu skandalesh korrupsioni.
Presidenti i Guatemalës, Oto Peres Molina dha doreheqje pas nje skandali të tillë dhe pas protestave të fuqishme popullore, skandal për të cilin edhe u arrestua.