KRYEFAQJA » LAJME » AKU-aksioni në tregun e Kavajës
AKU-aksioni në tregun e Kavajës

AKU-aksioni në tregun e Kavajës

Pas Rrogozhinës, Autoriteti Kombëtar Ushqimit vazhdon inspektimet e tregjeve të hapura. Kësaj rradhe aksioni është përqëndruar në tregjet e Kavajës. Inspektorët e Autoritetit kombëtar të Ushqimit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mishi, peshku, vezësh, djathi e qumështi. Kafshët ishin therur në rrugë dhe mishi tregtohej në trotuare, në kushte të pa përshtatshme, duke cënuar sigurinë ushqimore, duke shkelur dhe ligjin. Në të njëjtën ushqimore tregtoheshin dhe produktet ushqimore që u bllokuan nga drejtoria e AKU-së.
Autoriteti i ushqimit sekuestroi rreth 100 kg mish, afërsisht 200 kg peshk dhe produkte të tjera ushqimore me origjinë shtazore.
Për situatën e tregjeve të hapura, AKU do të marrë masa disiplinore ndaj Bashkisë Kavajë, e cila është adminiatratore e tregjeve në këtë qytet.