KRYEFAQJA » LAJME » AKU-ja aksion për kontrollin e produkteve ushqimore

AKU-ja aksion për kontrollin e produkteve ushqimore

Duke marrë shkas nga problematikat e evidentuara javët e fundit nga mediat për dëmtimin e kulturave bujqësore, kryesisht perime, të kultivuara në serat e Qarkut Fier, Autoriteti Kombetar i Ushqimit ndërmori një aksion për kontrollin në nivel kombëtar në të gjitha farmacitë bujqësore. Në vijim të inspektimeve Drejtoria e AKU, fokusi është përqëndruar edhe mbi thertoret. Kështu, gjatë inspektimeve të kryera në Qarkun Tiranë, problematika u shfaqen në thertoret e zonës së Vorës. Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si institucioni kopetent e përgjegjës për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve njoftoi Prokurorinë Tiranë, për nisjen e procedimit penal ndaj dy inspektorëve Neki Hysko dhe Elvis Vllamasi, të cilët në inspektimin e kryer kanë lejuar thertoren të ushtrojë aktivitet në këtë gjëndje dhe nuk kanë njoftuar për problematikat e konstatuara.