KRYEFAQJA » LAJME » AKU, kontrolle dhe sekuestro në tregun e Rrogozhinës
tregu rrogozhines, aku, kontrolle, sekuestrim mallrash, jashte standarteve

AKU, kontrolle dhe sekuestro në tregun e Rrogozhinës

Tregu i hapur i Rrogozhinës ka rezultuar jashtë kushteve dhe standarteve të miratuara për tregetimin e produkteve ushqimore. Nga kontrolli i AKU Tiranë, janë sekuestruar mish, sallam, kofsha pule, peshk, vezë dhe dy qingja.

Për të njëjtat arësye, Bashkia e Rrogozhinës, e cila menaxhon këtë treg të hapur, u paralajmërua për marrje masash si dhe u gjobit një muaj më parë me 300 mijë lekë gjobë nga AKU. Kafshët theren jashtë çdo standarti, pa thertore dhe pika të miratuara për therjeje.

Ky treg funskionon prej 25 vitesh, një herë në javë të shtunave, në një fushë të hapur buze lumit Shkumbin dhe mbledh tregëtarë nga Lushnja, Rrogozhina, Berati, Kavaja, Peqini dhe Elbasani.